Moti për sot, priten reshje shiu

  • 02 August 2019 - 07:53
Moti për sot, priten reshje shiu

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës, do të shoqërohen me reshje lokale shiu.

Ndërsa ditën e shtunë, reshjet do të jenë më të theksuara dhe parashihet ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Në fushat barike gradualisht pritet të ketë rënie, derisa grafiku në fushat termike nuk do të pësoj ndryshime të mëdha.

Vlera minimale e temperaturave do të lëvizë ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihe të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-11m/s, thuhet në raportin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.

(Kosova Sot Online)