“Dështimet e njëpasnjëshme”, kërkohet urgjentisht dorëheqja e Shpend Ahmetit

  • 02 August 2019 - 14:02
“Dështimet e njëpasnjëshme”, kërkohet urgjentisht dorëheqja e Shpend Ahmetit

“Prishtina nuk do te sheh ditë të bardhë dhe nuk do të ketë kurrfarë perspektive deri sa në krye të kryeqytetit është Shpend hajni me ata langonj që i ka rrotull. Ky matrapaz qytetarët e kryeqytetit i mashtroi keq me premtime të kota vetëm sa për të vjedhur votën dhe kjo u pa se ky dilinxhi e kishte vetëm për interesa të tija personale”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Lakmia për tu marr me tema të mëdha të politikës dhe duke harruar se është zgjedhur që të jetë 24 orë online me problemet dhe nevojat e qytetarëve, e ka bërë Shpend Ahemtin të dështon në këto 6 vite të qeverisjes më komunën e Prishtinës.

Image

Kështu mendon dhe vlerëson analisti politik, Reshat Badallaj sipas të cilit dëshmi e këtij dështimi nuk është ana subjektive e vlerësimit për inate personale apo të tjera, por këtë dështim po e dokumentojnë me të dhëna konkrete organizatat që po e monitorojnë komunën e Prishtinës dhe komunat tjera në republikën e Kosovës.

“Nuk ka asnjë dyshim që Prishtina është duke marr dita ditës një teposhte të madhe të ngecjes dhe degradimit jo për fajin qytetar por për shkak të pa përgjegjësisë dhe keq qeverisjes nga pushteti I instaluar prej Shpend Ahmetit dhe bandës së tij mafioze.

Ata nuk kanë ndërtuar aty qeverisje për qytetarët por për të realizuar interesat e veta, për të zhvatur kur e sit ë munden. A nuk flet mjaftueshëm për këtë dështim edhe raporti i fundit i monitorimit nga INPO sipas të cilit Shpend Ahmeti, për gjashtë muaj shpenzoi vetëm 9.89% të buxhetit për investime kapitale”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

“Me të vërtetët për këtë dështim nuk duhet të ketë dëshmi më të madhe se kur shihet që nga 147 projekte kapitale që kanë të planifikuara drejtoritë komunale, realizimi ka filluar vetëm në 44 nga to apo 29.93% të tyre. Ky është kulmi I dështimit të shpend Ahmetit dhe ekipit të tij që nuk po merren fare me qeverisjen e komunës por kanë hedhur qëllimin përtej obligimit që kanë, merren me pazare e me kalkulime se si të gjejnë një strehë për zgjedhjet e reja dhe ti shpëtojnë rrëzimit fatal duke mos e kaluar fare pragun zgjedhorë nëse mbeten të vetëm në konkurrencë legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, lirimi sa më i shpejtë i Prishtinës nga kjo qeverisje e inkriminuar e PSD-së, do të ishte shpëtim i madh për qytetarët dhe krijim i hapësirës për një frymëmarrje më të lirshme.

“Prishtina nuk do te sheh ditë të bardhë dhe nuk do të ketë kurrfarë perspektive deri sa në krye të kryeqytetit është Shpend hajni me ata langonj që i ka rrotull. Ky matrapaz qytetarët e kryeqytetit i mashtroi keq me premtime të kota vetëm sa për të vjedhur votën dhe kjo u pa se ky dilinxhi e kishte vetëm për interesa të tija personale”.

Përndryshe sipas Badallajt, Shpendi dhe ekipi i tij u tregua se ishte dështim total në të gjitha segmentet ngase për këtë dështim të turpshëm dhe mashtrues më së miri flet edhe raporti financiar dhe shpenzimet e buxhetit.

“Ky dilinxhi dhe shpirtshitur tradhton turpshëm elektoratin sepse kishte premtuar shumë çka dhe tani nuk u intereson as për obligimet që i morri kinse për qeverisje të suksesshme.

Ky hajvan tani ka qellim tjetër. Duke parë se ka dështuar shumë turpshëm me çdo kusht kërkon t' i ulet çdo kujt në prehër sa për të futur serish në kopenë e hajnisë që e ka në gjak, sepse ky mashtrues lufton për pushtet e hajni dhe aspak për interesin e qytetarëve. Por, populli i ka parë budallallëqet e kësaj bande dhe do ta merr shuplakën e turpit dhe do të ik me bishtin ndër vegë për të mos kthyer kurrë”, tha Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)