Mbi 350 pacientë kërkuan ndihmë në Spitalin e Pejës
353 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dje më 1 gusht 2019, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Nga këta 15 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Analiza kanë kryer 207 pacientë që në total kanë kryer 2,813 analiza.
6 operacione janë kryer gjatë ditës së djeshme. Ka qenë 5 lindje, 4 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, ndërsa sa i përket gjinisë 3 foshnje janë të gjinisë femërore dhe 2 të gjinisë mashkullore.
(Kosova Sot Online)