Analisti nga SHBA ‘trondit’ për Hashim Thaçin dhe Edi Ramën, ja plani i tyre

  • 02 August 2019 - 19:42
Analisti nga SHBA ‘trondit’ për Hashim Thaçin dhe Edi Ramën, ja plani i tyre

”Ideja e copëtimit të Kosovës është ide e vjetër serbe, qindravjeçare, por ky opsion mori formë dhe hyri në agjendë zyrtare tash e dy vjet më parë në Nish, nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, tashmë i aprovuar edhe nga presidenti ynë Hashim Thaçi, duke e promovuar këtë tezë si “marrëveshje historike” me Serbinë”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Image
Ramiz Bojaj

Analisti politik, Ramiz Bojaj, që jeton dhe vepron në SHBA, alarmin e ndezur nga shtypi gjerman për rrezikun që vazhdon për Kosovën nga vazhdimi i mbajtjes aktiv të planit për korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë, kërkon që subjektet politike kosovare të jenë shumë të kujdesshme për situatën e krijuar dhe të mos lejojnë që në prapaskenat e Hashim Thaçit të ndërtohet edhe qeveria e re e Kosovës, e cila do të shkonte në binarët planit Thaçi-Vuqiq për pazare territoresh në dëm të Kosovës.

“Pas marrëveshjes për shkëmbim territoresh, fshihen interesa kriminale mes palëve. Edi Rama e Hashim Thaçi kanë dëmtuar tej mase interesat shtetërore të Kosovës, duke hapur tema tronditëse anti Kosovë e anti shqiptare në përgjithësi”, tha Bojaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, marrëveshja tinzare për lëvizje kufijsh, ishte e mbetet opsioni më i keq i mundshëm, më i rrezikshëm e më atakues i paqes dhe stabilitetit në rajonit Ballkanik dhe kjo duhet ndaluar nga spektri politik i unifikuar i Kosovës.

“Sepse është katërçipërisht ide e gatuar nga diplomacia Serbë që shumë dekada më parë dhe vetëm tash e përkrahën tregtarët e interesave të kombit e të shtetit të Kosovës. Ideja e copëtimit të Kosovës është ide e vjetër serbe, qindravjeçare, por ky opsion mori formë dhe hyri në agjendë zyrtare tash e dy vjet më parë në Nish, nga Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, tashmë i aprovuar edhe nga presidenti ynë Hashim Thaçi, duke e promovuar këtë tezë si 'marrëveshje historike' me Serbinë. Kjo ide, realisht fashiste, raciste e primitive, do të qëndrojë në tavolinën e bisedimeve Kosovë-Serbi, për aq kohë sa në Tiranë udhëheqin mbeturinat socialiste-enveriste, të përfaqësuara nga kumbara serb Edvin Kristaq Rama, për aq kohë qe në Prishtinë udhëheqin mbeturinat marksiste-leniniste, të kamufluara si PDK, dhe në Beograd qeverisin mbeturinat fashiste millosheviqiane të udhëhequra nga Vuqiç, Daciq & të tjerët si këta”, tha Bojaj për "Kosova Sot Online”.

Kufijtë e ri, sipas Ramiz Bojajt, nuk mund të ndërrohen pa luftë. E se kufijtë mund të vizatohen lehtë e fshehurazi nëpër kafenetë e Evropës e të Azisë, kështu sipas Bojajt mendojnë vetëm maniakët, analfabetët dhe budallenjtë.

“Pas zgjedhjeve të reja, të gjitha partitë politike, me koalicione ose pa to, me kombinime e pa kombinime, në pushtet ose opozitë, duhet ta heqin nga agjenda e bisedimeve me Serbinë idenë e shkëmbimit të territoreve sepse me Serbinë duhet të angazhohemi për një marrëveshje normalizimi, edhe pa e njohur njëra-tjetrën, kurse marrëveshja finale mund të arrihet vetëm atëherë kur Serbia të jep sinjale për njohjen e shtetit të Kosovës, pa kushtëime”, përfundon Bojaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)