LDK e zgjedh me aklamacion kryetarin

  • 03 August 2019 - 10:24
LDK e zgjedh me aklamacion kryetarin

Pas pak çastesh pritet të nisë Kuvendi i IX-të zgjedhor. Figurat qendrore tashmë kanë mbërritur, duke perfshirë edhe ish Presidentin Sejdu, nënkryetarët Veliu dhe Haziri, por kandiadati i propozuar për shefin e ri të partisë Isa Mustafa ende nuk ka mbrritur në sallën e Kuvendit, raporton Syri.net Kosova.

Derisa ish- presidenti Fatmir Sejdiu, që ka udhëhequr më parë LDK’në, pak para fillimit të Kuvendit të nëntë Zgjedhor të LDK’së  për Syri.net Kosova, ka thënë se nuk ka garë, por zgjedhje me aklamacion të kryetarit të LDK-së.

Në Kuvendin e sotëm të LDK-së, parti kjo që deri tani është udhëhequr nga Isa Mustafa, pritet të marrin pjesë 355 delegatë nga 38 degë. 

(Kosova Sot Online)