Ehat Miftaraj thumbon Isa Mustafën dhe LDK-në, e quan parti komuniste

  • 03 August 2019 - 10:42
Ehat Miftaraj thumbon Isa Mustafën dhe LDK-në, e quan parti komuniste

Njohësi i drejtësisë dhe përfaqësuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka thumbuar Kuvendin Zgjedhor të LDK-së që po mbahet sot si dhe vet Isa Mustafën.

Përmes një statusi të bërë në Facebook, ai renditi format se si është dashur të plotësohen kriteret për t’u zgjedhur kryetar i LDK-së, që nga viti 1994 e këtej.

Ky është statusi i tij i plotë, pa ndërhyrje

Viti 1994, kriter per tu zgjedhur Kryetar i LDK-se, kontribut se paku pese vite ne LDK.

Viti 2006, kriter per tu zgjedhur Kryetar i LDK-se, kontribut se paku 17 vite ne struktura te LDK-se.

Viti 2015, kriter per tu zgjedhur Kryetar i LDK-se, kontribut se paku 26 vite ne LDK ose parti komuniste!

Viti 2019, kriter per tu zgjedhur Kryetar i LDK-se, kontribut se paku 30 vite ne LDK, parti komuniste dhe me qene defator i Rrahman Morines.

Viti 2029, kriter per tu zgjedhur Kryetar i LDK-se, kandidati me i pas se paku 75 vite, kontribut se paku 40 vite ne LDK, mos me i kritiku baballaret e LDK-se si dhe ne proceset e rendesishme te kesaj partie me dal me i arsyetu vendimet moniste dhe me na i shit si vlera demokratike.

(Kosova Sot Online)