Ambasada e SHBA-së përgëzon komunat për publikim të kontratave
Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka thënë se ka kaluar një vit që kur Komuna e Gjakovës vullnetarisht i bëri publike kontratat publike në faqen e saj të internetit.
Këtë e bëri të ditur ambasada me anë të një postimi në rrjetin socia Facebook.
“Që kur u filluar publikimi i këtyre kontratave, deri tani 24 komuna kanë publikuar 2.051 kontrata në kontrata në faqet e tyre të internetit”.
“E shkëlqyeshme për të parë udhëheqje pozitive dhe transparente”, ka shkruar Ambasada.
(Kosova Sot Online)