Mustafa lavdëron veten dhe LDK’në: Demokracia është më e rëndë në LDK

  • 03 August 2019 - 12:14
Mustafa lavdëron veten dhe LDK’në: Demokracia është më e rëndë në LDK

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar pas rizgjedhjes së tij në krye të kësaj partie. Mustafa ka thënë se procesi ka qenë demokratik dhe i hapur, dhe se secili e ka pas mundësinë që të kandidojë.

Mustafa ka thënë se qëllimi i këtij procesi ka qenë që të forcohet LDK’ja dhe përfshirja e njerëzve të rinjë. Ka thënë se në LDK, demokracia është më e rëndë se në partitë e tjera.

“Sot e kemi mbajtë Kuvendin zgjedhor. Mund të iu them se në LDK demokracia është më e rëndë se në partitë e tjera. Qëllimi i këtij procesi ka qenë që të forcojmë LDK’në, të përfshijmë njerëz të rinjë, jo vetëm nga mosha, të pasurojmë edhe në pikëpamje gjinore dhe të moshës dhe të hapim perspektivë për të ardhmen që LDK të qëndrojë e para dhe në Qeveri”, ka thënë Mustafa para mediave.

(Kosova Sot Online)