Kryetari i Partive Popullore i shkruan LDK’së për zgjedhje

  • 03 August 2019 - 14:51
Kryetari i Partive Popullore i shkruan LDK’së për zgjedhje

Kryetari i Partisë Popullore Evropiane të Popullit, Joseph Daul i ka dërguar një letër Kryetarit të LDK’së, Isa Mustafës, lidhur me zgjedhjet e brendshme në këtë parti. Daul ka thënë se LDK’së i duhet një udhëheqje e fortë, e bashkuar dhe largpamëse, derisa ka thënë se vetëm një LDK e bashkuar do të jetë në gjendje të përballet me sukses me sfidat.

Përmes kësaj letre, Daut ka deklaruar se PPE do të jetë gjithmonë në anën e LDK’së duke i mbështetur dhe shoqëruar në rrugën e reformës, për të mirën e të gjithë qytetarëve Kosovar.

Ndryshe, shtë bërë Shef i ri i LDK’së edhe për katër vjet. Ai është votuar me aklamacion dhe ka qenë i vetmi kandidat për Kryetar të partisë.

Me shumicë votash, delegatët e LDK-së vendosën që Isa Mustafa të jetë përsëri udhëheqësi i partisë. Procesi i Kuvendit Zgjedhor u mbajtë me dyer të mbyllura për publikun./Express

Kjo është letra e plotë:

I dashur President Mustafa,

Te dashur anëtarë të LDK’së, delegatë të nderuar,

Te dashur miq,

Eshtë kënaqësi për mua, që në emër të Partisë Evropiane të Popullit (EPP), të shpreh me gjithë zemër mbështetje për partinë tuaj, të mbledhur më 3 gusht në Prishtinë për Kongresin tuaj të rëndësishëm zgjedhor. Si PPE, ne jemi krenarë t’ju kem në mesin e anëtarëve tanë. Ne jemi krenarë për rolin e rëndësishëm që keni pas në zhvillimin e vendit tuaj, si duke qenë nën udhëheqjen e Isa Mustafës – i cili solli partinë tuaj në PPE – ose të paraardhësve të tij, në qeveri dhe në opozitë.

Sot, Kosova e gjen veten në një kohë vendimtare. Edhe një herë, duhet të jeni të gatshëm dhe të merrni përgjegjësin e juaj në mënyrë që të ju shërbeni interesave më të mira të njerëzve tuaj. Në këto rrethana, më shumë se kurr LDK-së i duhet një udhëheqje e fortë, e bashkuar dhe largpamëse.  Vetëm një LDK e bashkuar do të jetë në gjendje të përballet me sukses me sfidat që keni përpara jush.

Kongresi është gjithmonë një mundësi e mirë për të praktikuar demokracinë e brendshme dhe transparencën, dy parime që PPE vlerëson thellësisht dhe i nxit të gjithë anëtarët e saj ti respektojnë. Prandaj, ju uroj një  Kongres frytdhënës, transparent dhe demokratik, që merr vendime të mençura për partinë dhe vendin.

Mezi pres të zgjëroj bashkëpunimin me LDK përgjatë vlerave tona të përbashkëta evropiane – në veçanti sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. PPE do të jetë gjithmonë në anën tuaj duke ju mbështetur dhe shoqëruar në rrugën tuaj të reformës, për të mirën e të gjithë qytetarëve Kosovar.

I uroj kandidatëve të gjitha të mirat dhe të gjithë juve një Kongres të shkëlqyeshëm!

Përzemërsisht,

Joseph Daul

PPE President

(Kosova Sot Online)