Goditje e rëndë për drejtësinë kosovare, vjen alarmi i serioz

  • 03 August 2019 - 14:54
Goditje e rëndë për drejtësinë kosovare, vjen alarmi i serioz

“Gjendja ka shkuar deri aty sa që përkundër dosjeve marramendëse të padive për këto krime, si dhe dëmeve enorme të luftës drejtësia e kapur dhe plotësisht e dështuar kosovare, të sfidohet edhe nga organizatat jo qeveritare dhe përfaqësuesit familjeve të të zhdukurve e të masakruarve gjatë luftës, të cilat në mungesë të drejtësisë institucionale, po mundohen me mundësitë e tyre të ndërmarrin atë që munden për ta quar sado pak drejtësinë e munguar në vendin e vetë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Gani Qarri duke përcjell dorëzimin e vazhdueshëm të dosjeve të krimeve serbe, dhe të padive që po ushtrohen nga qytetarët dhe organizatat e ndryshme jo qeveritare që avokojnë për mbrojtjen e të drejtave të viktimave të luftës, thotë se drejtësia kosovare është dorëzuar për toke dhe po sfidohet me këto akuza e dosje, duke mos e pasur forcën dhe guximin për të vepruar.

Image

Këtë gjykim, Qarri e jep pas rastit të fundit të dorëzimit në Prokurorinë Speciale të Kosovës të 14 padive dhe dosjeve për krime lufte nga Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Gjakovë.

Sipas Qarrit, ky rast është edhe një alarm serioz për drejtësinë kosovare, për Prokurorinë Speciale e cila me urdhër të politikës po i injoron këto krime edhe 20 vite pas luftës.

“Rasti më i fundit i dorëzimin të dosjeve dhe të 14 padive për krime lufte nga Zyra për mbledhjen dhe dokumentimin e krimeve të luftës në Gjakovë, është edhe një argument dhe alarmi më serioz i deritanishëm për (pa)drejtësinë shtetërore dhe të ashtuquajturën Prokurori Speciale të Kosovës e cila edhe 20 vite pas luftës me urdhër të kësaj klase të shantazhuar, të pafytyrë dhe tërësisht të dështuar politike, për dy dekada me radhë po injoron të trajtojë këto krime makabre dhe çështjet më kruciale të gjenocidit serb në Kosovë, sikur që janë të zhdukurit dhe kompensimin e dëmeve të luftës”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Qarrit, nuk ka asnjë arsye që të mund të përdoret dhe t’i besohet si argument bindës pse deri më tash vetëm mblidhen dhe nuk zgjidhen këto raste, numri i të cilave shkon e shtohet në sirtarët e Prokurorisë Speciale.

“Gjendja ka shkuar deri aty sa që përkundër dosjeve marramendëse të padive për këto krime, si dhe dëmeve enorme të luftës drejtësia e kapur dhe plotësisht e dështuar Kosovare, të sfidohet edhe nga organizatat jo qeveritare dhe përfaqësuesit familjeve të të zhdukurve e të masakruarve gjatë luftës,të cilat në mungesë të drejtësisë institucionale, po mundohen me mundësitë e tyre të ndërmarrin atë që munden për ta quar sado pak drejtësinë e munguar në vendin e vetë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Turpi i zi që nuk mundë të fshihet, sipas Qarrit mbulon politikën që tani pikërisht në këtë kohë krize përsëri del e kërkon votë duke harruar borxhin që ka për të inkurajuar drejtësinë dhe mbështetur atë që të merret seriozisht me krimet e luftës, që akoma i kemi të freskëta në kujtimet tona.

“Ndaj me të drejtë lind pyetja se ku po mbetet përgjegjësia e këtij lidershipi të kriminalizuar politik që për këto 20 vite të pas luftës,ka kapur gjithë sistemin e drejtësisë në vend dhe me çfarë të drejte morale e njerëzore, tani përsëri kanë fytyrë të kërkojnë votën nga qytetarët të cilët ende i mbajnë të freskëta tmerret e luftës dhe me të drejtë 20 vite pas,presin zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre, si dhe kompensimin e dëmeve te shkaktuara”, përfundoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).