Thirrje për Shpend Ahmetin: Urgjentisht të mbyllet rruga ku po rrezikohen fëmijët

  • 04 August 2019 - 19:04
Thirrje për Shpend Ahmetin: Urgjentisht të mbyllet rruga ku po rrezikohen fëmijët

Themelet e muret që kanë mbetur si gërmadha afër shkollës së muzikës “Elena Gjika” në Prishtinë janë duke shfaqur rrezik për qytetarët e sidomos për fëmijët.   Nëpër këtë hapësirë tash kanë filluar edhe të kalojnë qytetarët që rrezikojnë të bien në puset me ujë që janë formuar aty.

Ky fakt ka alarmuar edhe asmbleisten e komunës së Prishtinës, Netja Bejta, e cila përmes një statusi në Facebook ka kërkuar nga Shpend Ahmeti ta mbyll rrugën që është krijuar.

 

Kush jep pergjegjesi nese njeri nga keta femije e humb jeten ketu? Nga viti 2013 (sipas qytetarit) objekti i ish shkolles se muzikes eshte ne kete gjendje Komuna e Prishtinës. Ju lutemi beni dicka, derisa nuk eshte vone.

Posted by Vrojtuesit e lagjes - Prishtinë on Sunday, August 4, 2019

“I kërkoj Kryetarit të Komunës së Prishtinës z.Ahmeti , që në mënyrë urgjente të urdhërojë mbylljen e qasjes për banorët në themelin e planifikuar për Shkollën e Muzikës”, ka shkruar ajo.

Tutje Bejta ka thënë se kjo gropë është duke rrezikuar fëmijët.

“Kjo lloj “gropë” paraqet rrezik për banorët e kësaj pjese të qytetit e sidomos për fëmijët. Vendosja e rrethojave është masë e nevojshme për të prevenuar ndonjë fatkeqësi”.

(Kosova Sot Online)