Pas rimarrjes së postit, Mustafës i shkon në zyrë Kosnetti

  • 05 August 2019 - 08:56
Pas rimarrjes së postit, Mustafës i shkon në zyrë Kosnetti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet sot me Ambasadorin e SHBA’ve në Kosovë, Philip Kosnett.

Këtë e ka bërë të ditur zyra për komunikim e LDK’së, ku ka njoftuar se ky takim do të zhvillohet në selinë e

partisë.

“Sot (e hënë), më datë 5 gusht 2019, në orën 11:00, në Selinë e LDK-së, kryetari Isa Mustafa mirëpret në takim Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Philip Kosnett”, thuhet në njoftimin e LDK’së.

Bëhet e ditur se mediat janë të lejuara të marrin vetëm pamje, ndërkaq pas takimit do të publikohet komunikatë përmes së cilës LDK’ja do të bëjë të ditur se çka është biseduar në këtë takim.

Ky takim është i pari pas rizgjedhjes së Isa Mustafës në krye të LDK’së. Mustafa u rizgjodh në postin e të parit të LDK’së të shtunën, ndërkaq zgjedhja e tij është bërë me aklamacion.

Ndërkaq Mustafa dhe Kosnett janë takuar edhe gjatë muajit maj të këtij viti. Përveç Mustafës, të pranishëm në takim ishin edhe nënkryetarët Agim Veliu dhe Lutfi Haziri dhe anëtari i Kryesisë, Kujtim Shala.

(Kosova Sot Online )