VV koordinohet me LDK’në para mbledhjes së kryesisë, Konjufca u shkon në zyrë

  • 05 August 2019 - 11:40
VV koordinohet me LDK’në para mbledhjes së kryesisë, Konjufca u shkon në zyrë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, para se të futej në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, ka hyrë në sallën e Grupit të deputetëve të LDK-së për tu konsultuar me kolegët e tij.

Më pas Konjufca bashkë me shefin e deputetëve të LDK-së, Avdullah Hotin kanë shkuar në mbledhjen prej të cilës do të dal data për shpërndarjen e Kuvendit.

Ndërkaq mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën pritet të caktohet edhe seanca e jashtëzakonshme për shpërbërje të Kuvendit të Kosovës, ka filluar.

Deri më tani të pranishëm janë përfaqësues nga të gjitha partitë politike.

(Kosova Sot Online)