Ahmeti Isufi: Data 22 gusht vendimtare për zgjedhjet

  • 05 August 2019 - 11:52
Ahmeti Isufi: Data 22 gusht vendimtare për zgjedhjet

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmeti Isufi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës tha se pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj nga posti i kryeministrit, 22 gushti u caktua datë e shpërndarjes së Kuvendit.

“Pas dorëheqjes së Haradinaj pas ftesës për intervistë Kuvendi vendosi që data 22 gusht të jetë data e shpërndarjes dhe me këtë rast mandati i kthehet sovranit. Data 22 gusht është vendimtare dhe do të shkojmë në zgjedhje”, tha Isufi.

Pas përfundimit të mbledhjes foli edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti që ka thënë se fillimisht është dakorduar që të miratohet marrëveshja ndërkomëbtare IPA.

(Kosova Sot Online)