Mesazhi i fortë nga amerikanët, vjen paralajmërimi i rëndë për Kosovën

  • 05 August 2019 - 16:17
Mesazhi i fortë nga amerikanët, vjen paralajmërimi i rëndë për Kosovën

“Për aq më keq, zërat për arritjen e shpejtë të një marrëveshje me kompromise të dëmshme për njohjen e Kosovës nga Serbia sapo vijnë e shtohen gjithnjë e më tepër edhe nga diplomat të (të diskutueshëm) të administratës së Donald Trampit. Kështu deklaroi së fundi edhe nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, diplomati amerikan, Damon Vilson”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Analistët politikë të cilët po i përcjellin me kujdes lëvizjet e diplomacisë ndërkombëtare karshi procesit të dialogut me Serbinë, me qëllim të arritjes së një marrëveshje finale me interes për të dyja vendit, po e shohin së fundi edhe rrezikun e imponimit të formule të pa favorshme për Kosovën për ta zgjidhur këtë temë, për shkak të mungesë së unitetit të veprimit në politikën kosovare për dy vitet e kaluara, deri në momentet e fundit kur shpërtheu kriza e re me dorëheqjen e kryeministrit.

Image

Analisti politik, Gani Qarri shpreh mendimin e tij se tani me qeverinë e re pas zgjedhjeve, Kosova mund të vihet para aktit të kryer për të arritur marrëveshjen e imponuar në paket me Serbinë, ngase zërat për arritjen e shpejtë të një marrëveshje me kompromise për njohjen e Kosovës nga Serbia sa po vijnë e po shtohen.

Së fundi edhe diplomati amerikan, Damon Vilson, nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik thotë se është rasti historik që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje historike, duke potencuar se Serbia do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës. Megjithatë ai thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh pa një marrëveshje që i përshtatet gjithë Serbisë. 

“Unë besoj që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nuk besoj se mund të ndodh ashtu. Një gjë e tillë duhet të jetë pjesë e një pakete që i përshtatet të gjithë Serbisë”, ka thënë Vilson.

Analisti, Gani Qarri imponimin e një formule çfarë nënkuptohet në këtë deklaratë, thotë se ndërkombëtarët mundë ta dizajnojnë për faktin se politika kosovare ka dështuar të flet me një zë, ngase polarizimi ka qenë shumë i madh për kohën e bisedimeve të deritanishme të drejtuara nga Hashim Thaçi.

“Të lodhur nga deklaratat e pareshtura publike në dy vitet e fundit, të kuislingut Hashim Thaçi për ndarjen e Kosovës dhe kompromise të dhembshme me Serbinë, mos unitetin e udhëheqësve vendor, të folurën jo unike të shqiptarëve, si dhe lojërat mafioze dhe pa asnjë kriter të kalamajve të dështuar politik të Kosovës, si pasojë e gjithë kësaj, duket se diplomacia ndërkombëtare,pas zgjedhjeve që priten të mbahen,qeverinë e ardhme dhe vet Republikën e Kosovës, përfundimisht ka vendosur, që ti sjellë para aktit të kryer dhe imponoi një marrëveshje në paket me Serbinë”, tha Qarri për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, rreziku I imponimit të marrëveshjes me kompromis të dhimbshëm për Kosovën, vjen e bëhet akoma më real derisa për formulën e tillë flasin amerikanët.

“Për aq më keq, zërat për baritjen e shpejtë të një marrëveshje me kompromise të dëmshme për njohjen e Kosovës nga Serbia sapo vijnë e shtohen gjithnjë e më tepër edhe nga diplomat të (të diskutueshëm) të administratës së Donald Trampit. Kështu deklaroi së fundi edhe nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik, diplomati amerikan Damon Vilson, i cili thotë se është rasti historik që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje, duke potencuar se Serbia do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës, por me kushte të rënda e të papranueshme për ne, të cilat nënkuptojnë hiq më pak se vet shuarjen e shtetit të Kosovës”, shtoi Qarri për “Kosova Sot Online”.

Ndaj, sipas Gani Qarrit, ajo që duhet t’i brengosë fort të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, është deklarata kontroverse e z. Vilson, i cili thotë decidivisht se një gjë e tillë, pra marrëveshje, nuk mund të ndodh pa një marrëveshje që i përshtatet gjithë Serbisë.

“E nëse deklarata e z. Damon VILSON,dhënë për Zërin e Amerikës,vërtetë nuk është një lajthitje çasti, apo keqkuptim nga përkthimi i mundshëm jo profesional i fjalëve të tij dhe njëmend u dashka, që marrëveshja eventuale të jetë “pjesë e një pakete që i përshtatet të gjithë Serbisë”,atëherë kjo nuk nënkupton më njohjen e vendit tonë nga Serbia, si shtet të pavarur, por decidivisht donë të thotë, rikthimin e serishëm të Kosovës nën okupimin klasik të Serbisë, gjë të cilën, pas 20 vitesh të çlirimit dhe mbi dhjet vite pavarësi, nuk duhet as nuk mund ta lejojnë vet qytetarët e Republikës së Kosovës dhe shqiptarët kudo që ata jetojnë”, përfundoi analisti politik, Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online )