Aksident trafiku në hyrje të Fushë Kosovës, krijohen kolona të gjata
Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, në hyrje të Fushë Kosovës.
Si pasojë e aksidentit janë krijuar kolona të gjata të automjeteve.
Policia ka dalë në vendin e aksidentit dhe është duke u marrë me rastin.
(Kosova Sot Online)