Presidentja kroate me deklaratë bombastike: Më vjen keq që s’mora pushkën dhe nuk qëllova serbët

  • 06 August 2019 - 09:17
Presidentja kroate me deklaratë bombastike: Më vjen keq që s’mora pushkën dhe nuk qëllova serbët

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka lëshuar një deklaratë bombastike e cila ka ngjallur reagime të mëdha në Serbi

Kitarovic duke folur për luftën që ka pasur Kroacia mes Serbinë, ka thënë se asaj i vjen keq që nuk ka qëlluar serbë.

E përditshmja serbe Informer në ballinën e sotme ka vendosur një fotografi të presidentes me uniformë ushtarake.

“ëao mi je što nisam pucala na Srbe”, titulli i kësaj gazete, e që në shqip i bie; “Më vjen keq që nuk kam qëlluar serbët”.

Kitarovic madje thotë që është ndjerë e penduar që nuk mori një pushkë dhe nuk ju bashkuar luftës me serbët gjata operacionit ‘Olluja’ apo siç njihet ndryshe ‘Stuhia’.

Kujtojmë se presidentja kroate është bërë qendër e vëmendjes edhe nga mediat botërore për shkak të vendimeve të saj, pamjes, gjesteve dhe shumë gjërave që karakterizojnë atë si Presidente femër.

Image

 

(Kosova Sot Online)