Ngjarja e mistershme që po trondit botën: Burri po i kërkon pjesët e zhdukura të gruas së vdekur

  • 06 August 2019 - 09:45
Ngjarja e mistershme që po trondit botën: Burri po i kërkon pjesët e zhdukura të gruas së vdekur

Peter Crouch, bashkëshorti i Lynne Crouch, është në kërkim të copëzave të trupit të gruas së tij të vdekur pasi që ajo u pre për vdekje gjatë pushimit në Karaibe.

Çifti nga Essex i Britanisë së Madhe ishin në pushime të Krishtlindjeve në Republikën Dominikane.

Mjekët i thanë atij se gruaja 54 vjeçare vuante nga një sëmundje për në fakt në autopsinë e dytë u konkuldua se ajo nuk kishte shenja të sëmundjes.

Ai më vonë zbuloi se sytë, zemra, stomaku dhe gjashtë organe tjera nuk gjendeshin në trupin e saj. E sipas të gjitha gjasave, gruaja e tij ishte vrarë nga ndonjë helm e më pas i ishin marrë organet nga trupi.

E pas disa muajve, atij iu tha se organet e nxjerra nga trupi për të bërë trafikim i ishin gjetur. Gjithsesi, ai deklaroi se nuk e beson që organet e gjetura i përkasin gruas së tij, shkruan Daily Mail.

Ai tha për Daily Mirror se “E di që nuk janë të Lynnes sime. Nuk mundet aq rastësisht pas sa muajsh t’i gjesh ato duke mos e pasur idenë se ka ishin më parë. Diçka nuk po shkon si duhet” deklaroi ai.

Ai shqetësohet se organet e gruas së tij janë shitur në tregun e zi.

Ai shtoi: “Kur mu kthye trupi nuk kishte asgjë në të. Ishte i bosh. Më duhej që ta vorrosja gruan me gjysmë trupi”.

Lynne vdiq në spital në Republikën Domikane pasi që u përball me një sëmundje për një javë të tërë.

Ajo ishte ndjerë mirë në natën e 23 dhjetorit, por të nesërmen ajo nuk ishte në gjendje të zgjohej në këmbë, madje as për të ngrënë.

Crouch tha “Gjithçka ndodhi shumë shpejt – për një moment ishin më bar dhe mëngjesin tjetër nuk dilte dot nga shtrati” duke shtuar “Unë ndihesha shumë mirë ndërsa ajo u sëmur kaq shpejtë – pse pra i ndodhi vetëm asaj e jo mua”. 

(Kosova Sot Online)