Zëvendësi i Gjuriqit: Mbijetesa e serbëve në Kosovë e paimagjinueshme pa Trepçën

  • 06 August 2019 - 16:18
Zëvendësi i Gjuriqit: Mbijetesa e serbëve në Kosovë e paimagjinueshme pa Trepçën

Petar Petkoviq, zëvendësi i drejtorit të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq tha sot në shënimin e të ashtuquajturës “Ditës së Minatorëve në Leposavq” se “sistemi energjetik në Kosovë nga Gazivoda deri në Trepçë është një mbrojtje e ekzistencës serbe në krahinë”.

“Mbijetesa e popullit serb në veri të Kosovës dhe zhvillimi i saj ekonomik nuk do të ishte i mundur pa kombinatin minerar-metalurgjik-kimik “Trepça”, e cila u bë bazamenti i luftës serbe për një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme që ne duam ta ndërtojmë në vatrat tona shekullore në Kosovë “, tha ai.

Image

(Kosova Sot Online)