“The Sun”: Prapa hekurave të Britanisë, 1 në 10 të bugorsur shqiptarë! Bandat e tyre zotërojnë tregun e drogës

  • 07 August 2019 - 10:37
“The Sun”: Prapa hekurave të Britanisë, 1 në 10 të bugorsur shqiptarë! Bandat e tyre zotërojnë tregun e drogës

Një në 10 të burgosur të huaj janë shqiptarë.

Ky është realiteti që përcjell në një artikull të sajin gazeta e njohur britanike “The Sun”, e cila shkruan se numri i shqiptarëve të burgosur është dyfishuar brenda 4 vitesh.

Në artikull shkruhet se nga rreth 9 mijë të burgosur të huaj në sistemin penitenciar në Angli, rreth 900 janë shqiptarë.

Një raport i Ministrisë së Drejtësisë thekson se “Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të të huajve në burgjet Britanike, në vend të dytë janë Polakët, pastaj Rumunët, Irlandezët dhe emigrantët nga Xhamajka.

“The Sun” po ashtu nënvizon faktin se bandat dhe krimi i organizuar shqiptar e kanë shtuar ndjeshëm prezencën e tyre në Britani, duke u kthyër në një ndër ‘forcat’ kryesore të botës së errët të krimit, drogës e prostitucionit. Sipas gazetës “bandat shqiptare jo vetëm që kontrollojnë të gjithë trafikun e drogës në rrugët e Britanisë, por po ashtu edhe importin e saj rreth e përqark botës”.

Agjencia Kombëtare e Krimit  ka paralajmëruar mbi rrezikun e grupeve shqiptare të krimit, veçanërisht të bandave të drogës, një detaj që theksohet në artikullin e thë Sun

“Grupet shqiptare të krimit kanë krijuar një ndikim të profilit të lartë brenda krimit të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, dhe kanë një kontroll të konsiderueshëm në të gjithë tregun e trafikut të drogës në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht kokainën. Londra është qendra kryesore e tyre, por ato janë vendosur në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar”.

(Kosova Sot Online)