Vrasja në Prizren: 61-vjeçari e qëlloi gruan me 15 plumba

  • 07 August 2019 - 10:51
Vrasja në Prizren: 61-vjeçari e qëlloi gruan me 15 plumba

Ka pak ditë që nga Zvicra, B.V., 61 vjeç, e gruaja e tij, tani e ndjerë, A.V., 20 vjet më e re se dorasi, kishin ardhur për pushime në Kosovë. Por problemet e çiftit bënë që 61-vjeçari, të martën në mbrëmje, t’ia marrë jetën me armë zjarri gruas së tij, 42-vjeçare,ai e kishe qëlluar me15 plumba, vetëm pak metra larg shtëpisë së tyre, në lagjen “Hysni Morina” të Prizrenit.

E gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes, I dyshuari ende nuk është intervistuar. Ndërkohë policia po pret që ta marrë në pyetje edhe një dëshmitar i cili e ka parë të gjithë ngjarjen.

(Kosova Sot Online)