Goditet me predhë shtëpia e një qytetari në Gjakovë

  • 07 August 2019 - 11:22
Goditet me predhë shtëpia e një qytetari në Gjakovë

Një qytetar nga Gjakova ka raportuar në polici se një pjesë e shtëpisë së tij është goditur nga një predhë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes ku edhe ka gjetur një predhë e armës së zjarrit.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga një predhë  është goditur një pjesë e shtëpisë së tij. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës.

“Në vendin e ngjarjes  është gjetur  dhe konfiskuar një predhë e  armës së zjarrit. Rasti vazhdon të hetohet.”

Rasti është cilësuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe gjuajtje me armë zjarri”. 

(Kosova Sot Online)