Blerim Latifi bën fushatë, e krahason me Partinë e Punës së Enver Hoxhës Nismën e Limajt

  • 08 August 2019 - 13:12
Blerim Latifi bën fushatë, e krahason me Partinë e Punës së Enver Hoxhës Nismën e Limajt

Këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Blerim Latifi, ka shkruar në Facebook rreth sloganit të Nismës për Kosovën.

Sipas Latifit, sllogani i partisë së Fatmir Limajt “Ne jemi gati” ngjason me kohën e Enver Hoxhës.

“Kam shumë miq në Nisma dhe mikut i duhet thënë e vërteta në sy: Ky sllogani i tyre “Ne jemi gati!”, seç po ma kujton kohën e xhaxhit Enver, kur turmat dhe militantët e Partisë së Punës, thërrisnin: Parti, Enver, Ne jemi gati, kurdoherë!”, ka shkruar Latifi.

(Kosova Sot Online)