Pritje të gjata në Merdare

  • 08 August 2019 - 16:31
Pritje të gjata në Merdare

Deri në katër orë e 20 minuta qytetarët po presin për të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), thuhet se pritje të tilla po ka edhe në pikat tjera kufitare.

“Kufiri Merdare : pritja është 4 orë e 20 minuta deri 4 orë e 40 minuta për të dalë nga Kosova”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)