Adem Ramadani tërheq vërejtjen: Zoti do t’ju kërkoj llogari për fjalët në Facebook

  • 08 August 2019 - 18:29
Adem Ramadani tërheq vërejtjen: Zoti do t’ju kërkoj llogari për fjalët në Facebook

Adem Ramadani këngëtari i besimit islam që poston shpesh në lidhje me religjionin ka cuditur kur ka publikuar një porosi jo fort të zakonshme.

Ramadani që në opinion njihet më shumë për këndim të ilahive, e së fundmi aktivitetit ka nisur ta shtojë edhe në rrjete sociale, ka zgjedhur që përmes Facebook-ut të bëjë thirrje që njerëzit të kenë kujdes për atë që publikojnë në rrjetet sociale.

“Kujdes çfarë komentoni në rrjete sociale, fjala jote regjistrohet dhe në Ditën e Gjykimit do të japish llogari për fjalët e thëna”, ka shkruar Ramadani.

Kjo nuk është e para herë që porosi të tilla jepen përmes rrjeteve sociale. Ishte bërë virale edhe porosia që të mos shkohet në puzhime në plazh, pasi që thuhej se ishte ‘haram’.

Image

(Kosova Sot Online)