Vrasja e hajnit në Shtime: A pati tejkalim të mbrojtjes së nevojshme?

  • 08 August 2019 - 20:06
Vrasja e hajnit në Shtime: A pati tejkalim të mbrojtjes së nevojshme?

Kodi Penal i Kosovës parasheh dënime edhe në rastet kur ka tejkalim të mbrojtjes së nevojshme

Në orët e hershme mëngjesin e së mërkurës, hajnat ia mësynë shtëpisë së një mërgimtari në Shtime.

Njëri nga ta, Fehmi Gashi, u rrah për vdekje nga pronari i shtëpisë, dhe i vëllai i tij, ndërsa të tjerët me 24 mijë franga zvicerane, u arratisën.

E Prokuroria ka kërkuar paraburgim prej një muaji për të dy vëllezërit e familjes Ndrecaj, pasi e cilësuan rastin si vrasje.

Kështu njëri nga vëllezërit u ndal në paraburgim e tjetrit iu vu masa e sigurisë, arrest shtëpiak, nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

Por, a mund edhe të dënohen dy vëllezërit nga fshati Godanc?

Kjo, sipas zyrës së Avokatit të Popullit, varet krejt prej rrethanave se si ka ndodhur rasti.

E njohësit e fushës së drejtësisë, duke komentuar rastin në fjalë, thonë se pavarësisht se hajnat kishin hyrë për të vjedhë në shtëpi, në këtë rast kishte tejkalim të mbrojtjes së nevojshme.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregoi edhe çfarë dënimesh parasheh Kodi Penal për këto raste.

I privuari nga jeta në Shtime, Fehmi Gashi, ishte i njohur për Policinë dhe Prokurorinë për disa vepra penale të kryera më herët.

(Kosova Sot Online)