Shifrat alarmante, vjen akuza e ashpër për politikanët kosovar

  • 09 August 2019 - 07:33
Shifrat alarmante, vjen akuza e ashpër për politikanët kosovar

“Nuk është vetëm çështja e një page arsyeja e ikjes së popullatës, por janë edhe shumë çështje të tjera që e bëjnë jetën e pamundur në Kosovë. Pa sigurim shëndetësor. Sëmuresh dhe duhet të kesh para për t'u shëruar. Një operacion e ke të pamundur ta kryesh në spitale publike, nëse nuk ke para ose lidhje të forta. Shëndetësia është arsyeja kryesore e ikjes së popullatës, por edhe shkaqet tjera vijnë njëri pas tjetrit: për shkak të arsimit, për shkak të drejtësisë, të papunësisë etj”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimeve zyrtare që janë dhënë për medie nga shërbimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, numri i qytetarëve kosovarë të cilët punojnë jashtë vendit dhe të cilët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, nga viti në vit është në rritje dhe po merr përmasa alarmante.

Image

Analistët politikë, humbjen e shpresës së qytetarëve të Kosovës për të jetuar dhe investuar për të ardhmen në shtetin e tyre, e shohin si pasojë të krimit dhe korrupsionit të lidhur me politikën që e kemi në vend.

Sipas analistëve, është pikërisht politika e lidhur me krimin ajo që po i detyron qytetarët kosovarë të heqin dorë edhe nga shtetësia, dhe kështu përgjithmonë t’i thonë lamtumirë vendit të tyre.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, raportohet se një numër i madh i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vendet e huaja kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë kosovare, ku sipas të dhënave më të reja, për këta shtatë muaj, janë 2 mijë e 569 qytetarë kanë aplikuar për heqje të nënshtetësisë, që i bie se janë pranuar 367 aplikacione gjatë një muaji.

Po ashtu alarmante janë shifrat edhe për vitin e kaluar, ku raportohet se kanë qenë 5 mijë e 481 persona që hoqën dorë nga nënshtetësia kosovare.

Analisti politik, Faik Krasniqi duke parë gjendjen e pa shpresë që ekziston për këto 20 vite në shtetin tonë të ri, e sidomos në këto 11 vitet e pas pavarësisë, thotë se edhe pse është një fatkeqësi e madhe dhe është plotësisht tendencë e arsyeshme, ajo që i madh e i vogël të vetmen shpresë për jetë po e shohin në ikjen sa më shpejtë nga Kosova.

“Një njeri me mendje të shëndoshë s'mund ta shoh të ardhmen e tij dhe të familjes në Kosovë, në një vend ku shteti prej dy dekadash është kapur për fyti nga një grusht politikanësh mafioz”, tha Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ai ka numëruar një mal problemesh me të cilat ballafaqohen qytetarët, e të cilat kanë mundur kaherë të zgjidhen e vendosen në vendin e vetë nga këto institucione, por politika e lidhur me krimin nuk është interesuar fare për problemet e qytetarit por vetëm për zhvatje dhe pasurim të individëve të lidhur me krimin.

“Nuk është vetëm çështja e një page arsyeja e ikjes së popullatës, por janë edhe shumë çështje të tjera që e bëjnë jetën e pamundur në Kosovë. Pa sigurim shëndetësor. Sëmuresh dhe duhet të kesh para për t'u shëruar. Një operacion e ke të pamundur ta kryesh në spitale publike, nëse nuk ke para ose lidhje të forta. Shëndetësia është arsyeja kryesore e ikjes së popullatës, por edhe shkaqet tjera vijnë njëri pas tjetrit: për shkak të arsimit, për shkak të drejtësisë, të papunësisë etj”, tha Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt që trendët e ikjes nga shteti do të vazhdojnë të marrin përmasa edhe më alarmante, ngase nuk po shihet që pa përpjekje për zhvillim dhe perspektivë në këtë vend, i cili për dy dekada ka vendnumëruar, kështu që viti në vijim do të ketë edhe një valë tjetër të zbrazjes.

“Që nga viti i ardhshëm do të ketë largim akoma më të madh nga Kosova drejtë vendeve të perëndimit. Brenda pak viteve ky vend do të ju ngjaj shkretëtirave pa njerëz. Ky vend do të rrezikohet të zhduket për faj të politikanëve, që detyruan popullatën të ikin kudo e ngado në vendet e Bashkimit Evropian”, tha analisti, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)