Policia arreston katër persona në tri lokacione në Ferizaj për organizim të lojrave të fatit
Policia e Kosovës dje ka bastisur tri lokacione të ndryshme në qytetin e Ferizajit pas dyshimit për organizim të skemave piramidale.
Bastisjet kanë ndodhur në rrugën “12 Qershori”, “Medline Olbrite” dhe “Sadik Tafarshiku”.
Në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur gjithsej 14 kompjuterë, tre printer, tiketa të printuara dhe kartmoneva të valutave të ndryshme.
Nga kontrollimet në tri lokacionet 4 persona janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)