Vdes i aksidentuari në Viti, arrestohet shoferi

  • 09 August 2019 - 12:15
Vdes i aksidentuari në Viti, arrestohet shoferi

Një person ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi i njëjti kishte marr lëndime trupore në një aksident trafiku që kishte ndodhur në Viti me 30 korrik.

Sipas policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personi që kishte shkaktuar aksidentin është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e mbajtjes deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

(Kosova Sot Online)