Albini e Glauku për një 'copë qeverie po i përgjërohen atij që deri dje ishte 'argat serbie'

  • 09 August 2019 - 15:17
Albini e Glauku për një 'copë qeverie po i përgjërohen atij që deri dje ishte 'argat serbie'

Serketari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bujar Cakolli, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thumbuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin dhe shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Glauk Konjufcën.

Sipas Cakollit, qytetarët e kanë problem që ti besojnë dikuj që tani po don të bashkohen me ata që i akuzonin jo shumë kohë më parë.

“Lajkat që po i bën Albini e Glauku me shokë kundrejt LDK-së janë të dyshimta, djallëzuese dhe një mizerie e llojit të vet. Qytetarët e Kosovës e kanë problem kur me i besu Albinit e Glaukut, atëherë kur thërrisnin “Isë Isë argati i Serbisë”, apo tash kur për një “copë qeverie po i përgjërohen atij që deri dje ishte “argat serbie” dhe të cilin e ndiqnin me molotov edhe në shtëpi”.

(Kosova Sot Online)