‘Masakra’ e kurbanëve në Has, prehen në mes të rrugës

  • 10 August 2019 - 11:34
‘Masakra’ e kurbanëve në Has, prehen në mes të rrugës

Një ditë para festës së Kurban Bajramit, në shumë qytete dhe fshatra në Kosovë, kanë filluar përgatitjet për këtë festë myslimane.

Mungesa e thertoreve të licenuara në Prizren, ka bërë që disa banorë në fshatin Gjonaj në Has në komunën e Prizrenit, të prenë kafshët në rrugë.

Banorët e fshatit Gjonaj, që i kanë dërguar fotografitë, thonë se kanë njoftuar disa herë Inspektoratin për këto therje që kryhen pa kushte elementare të higjienës.

 

(Kosova Sot Online)