O’Connell uron myslimanët për festën e Kurban Bajramit

  • 10 August 2019 - 18:56
O’Connell uron myslimanët për festën e Kurban Bajramit

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruair O’Connell, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka uruar besimtarët myslimanë në Kosovë për festën e Kurban Bajramit.

“Do të doja t’u uroj të gjithë Muslimanëve në Kosovë dhe më gjërë, gëzuar Kurban Bajramin (Eid al-Adha)” shkroi ai.

Për këtë festë, ai i ka uruar qytetarëve të Kosovës shëndet, paqe e prosperitet.

“Kjo festë le t’u sjellë shëndet, paqe dhe prosperitet juve dhe familjeve tuaja” shtoi O’Connell.

Nesër besimtarët myslimanë në mbarë botën do ta festojnë festën e Kurban Bajramit. 

(Kosova Sot Online)