Ilir Gashi do të jetë anëtari i PDK’së në KQZ

  • 10 August 2019 - 19:23
Ilir Gashi do të jetë anëtari i PDK’së në KQZ

Më në fund Partia Demokratike e Kosovës ka dërguar emrin e anëtarit të kësaj partie në KQZ, ndërsa vendi i dytë duhet të ndahet mes AAK’së dhe Nismës.

Pas zgjedhjeve parlamentare, koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN) kishte dal fituese, por në Komisionin Qendror Zgjedhor u takonin vetëm dy vende. Por, tri partitë pretendonin që të kenë anëtarët e tyre, sepse në Kuvend vepronin si grupe të pavarura parlamentare. Presidenti Thaçi kishte kërkuar sqarim nga Gjykata Kushtetuese, nëse PAN do të përfaqësohet në KQZ si një subjekt i vetëm, apo si parti të ndara. Pas interpretimit të Kushtetueses, PAN mund të përfaqësohej vetëm me dy anëtar. Deri më tani KQZ ka funksionuar pa përfaqësuesit e pozitës, pasi nuk kishin dërguar asnjë emër të presidenti.

Tani PDK do ta ketë përfaqësuesin e vet. Me propozimin e liderit të PDK’së, Kadri Veseli, është akredituar Ilir Gashi si anëtar i KQZ’së, i cili edhe më parë ka qenë anëtar i KQZ-së nga PDK.

Këtë e ka konfirmuara vet Gashi përmes llogarisë së tij në Facebook:

Nder dhe privilegj, që me propozim të Kryetarit Z. Kadri Veseli, bëra betimin si anëtar i KQZ-së, para Presidentit të Republikës së Kosovës, Z. Hashim Thaçi! Betohem!

Image

(Kosova Sot Online)