Gjendet në rrugë trupi i pajetë i një 23-vjeçari

  • 12 August 2019 - 10:04
Gjendet në rrugë trupi i pajetë i një 23-vjeçari

Një vrasje me thikë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në Fier. Viktimë ka mbetur një 23-vjeçar, pas konfliktit me një person tjetër. Burime nga policia raportojnë se sot rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit”, shtetasi F.S.,  është gjetur  pa shenja jete.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 23-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me një mjet të mprehtë(thikë), dyshohet gjatë një konflikti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje. Policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.

(Kosova Sot Online)