Diplomatët britanikë do të tërhiqen brenda ditëve nga takimet vendimmarrëse në BE

  • 12 August 2019 - 14:23
Diplomatët britanikë do të tërhiqen brenda ditëve nga takimet vendimmarrëse në BE

Diplomatët britanikë do të tërhiqen nga strukturat udhëheqëse të institucioneve të Bashkimit Evropian në Bruksel brenda ditëve, sipas planeve të bëra nga Qeveria e Britanisë së madhe.

Në tentimin për të fuqizuar mesazhin “bëje ose vdis” që Britania është duke dalur nga BE-ja deri më 31 tetor, Britania e Madhe do të ndalojë pjesëmarrjen në takimet ditore ku do të bëhet e ditur vendimin-marrja e BE-së.

Vendimi pas diskutimit thuhet se është bërë nga zyrtarët e Britanisë në një linjë me qëndrimin e Kryeministrit të ri Boris Johnson në Parlament, ku ai tha se do ta “çlirojë” diplomacinë e Britanisë së Madhe nga punët e BE-së.

Kritikët kanë kundërshtuar që pjesmarrja simbolike thjesht do ta linte Mbretërinë e Bashkuar të verbër në vendime dhe përfundimisht do të dëmtonte interesin kombëtar.

Takimet e grupit të punës në BE në të cilat diplomatët britanikë pritej të zinin vendet e tyre përkrah 27 vendeve të tjera anëtare do të merren me çështjet mbi sigurinë, përgjigjen pan-evropiane për çdo krizë të ardhshme që përfshin civilët, punët e jashtme dhe mbrojtjen e interesave të konsumatorëve.

Është e paqartë se deri ku tërheqja e Mbretërisë së Bashkuar nga strukturat e BE do të shkonte para 31 tetorit, dhe nëse ministrat ose përfaqësuesi i përhershëm i Britanisë në BE përfundimisht do të dështonte të paraqitej për takime në shtator dhe tetor.

Sekretari i jashtëm, Dominic Raab, tha se ai do të marrë pjesë në një takim të homologëve të tij të BE në fund të gushtit në Helsinki.

Luisa Porritt eurodeputetja, nënkryetarja i Liberal Demokratëve në parlamentin Evropian, tha: “Boris Johnson po saboton panevojshëm ndikimin britanik në Evropë.

“Krenaria e lartë si kjo minon vendin tonë në botë dhe do të trajtohet si një fërkim nga fqinjët dhe aleatët tanë evropianë, me të cilët duhet të punojmë për të adresuar sfidat e përbashkëta. Margaret Thatcher dhe Ëinston Churchill do të tronditshin nga kjo shkurtpamësi. Ne duhet të jemi udhëheqës në Evropë, dhe jo të dëmtojmë interesat tona”.

“Të jesh jashtë dhomës përderisa diskutohen interesat tona të përbashkëta të sigurisë, tregon dobësi dhe jo maturi, por jo forcë. Brexit nuk është i pashmangshëm; ky poshtërim kombëtar duhet të përfundojë përkrah kësaj qeverie të kalbur konservatore”.

Janë rreth 150 diplomatë në përfaqësimin e përhershëm të Mbretërisë së Bashkuar në Bruksel, që lobojnë për interesat britanike gjatë hartimit të pozicioneve dhe rregulloreve të BE-së.

Në vend se të ishte dëshira për të mos braktisur pozicionin në Bruksel, qeveria e Theresa May kishte shikuar se si të ruajë format e ndikimit në institucionet e BE-së nga jashtë.

Por në deklaratën e tij në Parlament pasi u bë Kryeministër, Johnson kishte thënë që të dy palët duhet të njohin “realitetin” që “pjesëmarrja kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian” po i vinte fundi.

Kryeministri pohoi se kishte “shumë zyrtarë të shkëlqyeshëm të bllokuar në takim pas takimi në Bruksel dhe Luksemburg, kur ata mund të vendosnin më mirë talentin e tyre për t’u përgatitur për të përgatitur marrëveshje të reja tregtare dhe për të promovuar një Britani me të vërtetë globale”, shkruan The Guardian.

(Kosova Sot Online)