Merret vendimi për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina

  • 12 August 2019 - 18:28
Merret vendimi për lirimin e ish-ushtarit të UÇK-së Tomor Morina

Alsat mëson se është marrë vendimi për lirimin e Tomor Morinës, i arrestuar në Maqedoni në bazë të një fletarresti nga Serbia përmes Interpolit.

Kujtojmë se Morina ishte arrestuar me 24 korrik, ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme pati dënuar arrestimin e tij duke shtuar se këtë çështje do ta adresojnë te Bashkimi Evropian për t’i parandaluar rastet e tilla.

Me kërkesë të Prokurorisë, një gjyqtar i procedurës paraprake kishte vendosur 30 ditë paraburgim ndaj Morinës, derisa i pyetur për të komentuar çështjen e arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pati thënë se do të respektohet ligji.

(Kosova Sot Online)