Mërgimtari hyn me veturë në shesh të Prishtinës

  • 13 August 2019 - 10:50
Mërgimtari hyn me veturë në shesh të Prishtinës

Një veturë me targa të huaja ka hyrë në pjesën që është e paraparë vetëm për këmbësorë në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Në fotografinë e publikuar shihet se si vetura me targa të huaja është ndalur në shesh, gjë që është e ndaluar.

Madje siç shihet në pamje, duket se shoferi është duke bërë muhabet të mirë dhe nuk ngutet që ta largojë veturën nga aty.

(Kosova Sot Online)