AAK i tallë partitë për taksën thotë se edhe Edi Rama do të kërkojë tash të mos hiqet

  • 14 August 2019 - 14:22
AAK i tallë partitë për taksën thotë se edhe Edi Rama do të kërkojë tash të mos hiqet

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka shkruar në Facebook se të gjithë partitë tash në kohë zgjedhjesh janë bërë pro taksës.

“Krejt pro taksës. Po me pyesin a është kalkulim politik që tash të gjitha partitë janë kundër heqjes së taksës. Nuk mund të flas për kalkulimet e të tjerëve. Por e konsideroj lajm të mirë ripozicionimin e partive politike në raport me taksën. Kjo është një ogur i mirë dhe më flet bukur shumë se qëndrimi i pakompromis i Kryeministrit Haradinaj, as për ta konsideruar heqjen e taksës, paska qenë i drejtë”, ka shkruar Nitaj.

Ai është shprehur se kur Haradinaj kishte presion nga të gjithë për heqjen e taksës nuk u mbështet.

“Është për keqardhje që Kryeministri Haradinaj, nuk u mbështet kur e kishin mbështetur me shpatulla për muri me kerkesë heqjen e taksës, por më mirë vonë se kurrë! S’ka problem, kush të mbërrinë le t’i marrë meritat”, ka thënë Nitaj.

Deputeti i AAK-së ka shkruar se për AAK-në është me rëndësi kur ka unitet për tema nacionale.

“Për neve si Aleancë, rëndësi ka qe të ketë unitet për tema nacionale dhe njëra prej tyre është edhe taksa.Po duket që në Kosovë, vonë boll, por megjithatë po arrihet koncenzusi për taksën”, ka shkruar Nitaj.

Ai ka thënë se vetëm edhe Edi Rama ka mbetur që të deklarohet pro taksës.

“Tash ka mbetur veç Edi Rama pa u deklaru, e shumë i ka pas dhënë zjarr me e pezullu këtë taksë’, ka shkruar Nitaj.

(Kosova Sot Online)