Errësohet Prishtina, breshër në Prizren

  • 14 August 2019 - 18:24
Errësohet Prishtina, breshër në Prizren

Ditëve të fundit temperaturat në Prishtinë kanë qenë afër 40 gradë celsius, por gjendja në Prishtinë ku stinët ndryshojnë shpejt, ka filluar shi i madh.

Në orët e pasdites kryeqyteti është errësuar krejtësisht nga retë, ndërsa ka filluar të bie shi pas shumë ditëve të nxehta.

Ndërsa në Prizren kanë filluar reshjet e breshrit.

Dy ditët e fundit në Kosovë janë shënuar temperaturat më të larta të këtij viti. 

 

(Kosova Sot Online)