Gruaja i vdiq gjatë një sulmi terrorist, burri zemërthyer me kërkesën e tij ka përlotur të gjithë

  • 15 August 2019 - 09:30
Gruaja i vdiq gjatë një sulmi terrorist, burri zemërthyer me kërkesën e tij ka përlotur të gjithë

Burri i një gruaje që u vra në një gjuajtje masive në El Paso ka ftuar publikun në funeralin e saj pasi thotë se nuk ka familje tjetër, shkruajnë mediat e huaja

Gruaja e Antonio Basco, Margie Reckard ishte një nga 22 personat që u qëllua për vdekje nga një person i vetëm i armatosur në një supermarket më 3 gusht.

Ai “mirëpret secilin që të marrë pjesë” në funeralin e saj në qytetin e Teksas të premten pasdite.

Basco dhe gruaja e tij, të cilën ai e ka cilësuar si një “engjëll”, ishin martuar për 22 vjet.

“Ai nuk ka asnjë familjarë tjetër. Le t’i tregojmë atij dhe gruas së dashurinë e El Pasos, “shkroi Perches Funeral Home në një postim në Facebook i cili është ndarë më shumë se 9,000 herë.

Qindra njerëz iu përgjigjën me dashuri postit. Disa u zotuan të merrnin pjesë në shërbim, ndërsa të tjerë nga jashtë qytetit ofruan të dërgonin lule dhe karta.

(Kosova Sot Online)