Detaje lidhur me Bislim Zyrapin: Çka kërkoi ai nga Ushtria Jugosllave që të dëshmoi në Gjykatë

  • 15 August 2019 - 11:50
Detaje lidhur me Bislim Zyrapin: Çka kërkoi ai nga Ushtria Jugosllave që të dëshmoi në Gjykatë

Ish anëtari i qeverisë Bukoshi, Fadil Kajtazi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar për aksionin operativ të KOS-it, mbi bazë të së cilit u arrestuar Agim Mehmetaj me shokë. Aksioni është koduar “ZLATAR 1” dhe “ZLATAR 2”.

Kajtazi në shkrimin e tij publik në Facebook, shkruan se, Zyrapi fillimisht ka qenë i akuzuar dhe dëshminë e tij gjatë gjykimit e ka dhënë në kompensim që të mos arrestohet dhe dënohet.

Postimi i plotë:

Me shkas per Bislim Zyrapin

Aksioni Operativ i KOS- it mbi baze te cilit u arrestua Agim Mehmetaj me shoke ka qene i koduar “ZLATAR 1” dhe “ZLATAR 2”. Ne kete operacion Bislim Zyrapi nuk ka qene i infiltruar si bashkpuntor i KOS. Ka qene rregull i KOS dhe SDB qe “bashkpuntoret” te mos komprometohen si deshmitar ne proceset gjygjesore dhe ata nuk janë shfrytëzuar.

Zyrapi fillimisht ka qenë i akuzuar dhe dëshminë e tij gjatë gjykimit e ka dhënë në kompensim që të mos arrestohet dhe dënohet.

Bashkpuntori i KOS i cili ka ndhmuar ne arrestimin e oficerve shqiptar ka qene “Zastavniki “ nga Mitrovica (H.B)i cili ka patur pseudonimin “BORISHA”.

Sipas metodologjise se KOS dhe SDB, kontigjenti i deshmitareve me vone eshte shfrytezuar per t’u regrutuar ne “bashkpuntor” dhe nese kete pozite Zyrapi e ka marre me vone duhet hulumtuar.

(Kosova Sot Online)