Konfirmohet: Korriku 2019, muaji më i nxehtë në historinë e botës

  • 15 gusht 2019 - 19:49
Konfirmohet: Korriku 2019, muaji më i nxehtë në historinë e botës

Muaji korrik 2019 ka qenë muaji më i nxehtë në botë i regjistruar ndonjëherë, njoftoi sot Agjencia Atmosferike Amerikane NOAA, duke konfirmuar matje të publikuara nga Bashkimi Evropian para disa ditësh.

“Pjesa më e madhe e planetit ka njohur një nxehtësi të paprecedentë në korrik, me temperaturat që arritën nivele rekord gjatë muajit më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë”, komentoi agjencia amerikane.

“Për shkak të nxehtësisë rekord është reduktuar edhe akulli në detet e Arktikut dhe të Antarktidës në nivelet më të ulëta historike”.

(Kosova Sot Online)