Sherr masiv mes dy familjeve shqiptare, 6 persona përfundojnë në gjendje të rëndë në spital

  • 15 August 2019 - 22:10
Sherr masiv mes dy familjeve shqiptare, 6 persona përfundojnë në gjendje të rëndë në spital

Një sherr masiv dhe për arsye ende të paqarta ka ndodhur në Dibër këtë mbrëmje, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur rreth 6 persona.

Sherri ka ndodhur në qendër të qytetit, ku janë përfshirë persona të dy familjeve. Sherri ka nisur dhe përfunduar deri në ambientet e spitalit, ku janë shtruar dhe 6 personat e lënduar.

Sipas raportimeve paraprake, disa prej të lënduarve janë paraqitur në gjendje të rëndë.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe është munduar të qetësojë situatën e cila ka dalë jashtë kontrollit dhe në ambientet e spitalit.

(Kosova Sot Online)