Erdogan shkon në Serbi, në fund të muajit për të inauguruar autostradën 3 miliardëshe

  • 16 August 2019 - 11:16
Erdogan shkon në Serbi, në fund të muajit për të inauguruar autostradën 3 miliardëshe

Mediat serbe shkruajnë se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, viziton Serbinë në datë 29 gusht, nga u i pari i shtetit turk do të formalizojë edhe zyrtarisht fillimet e punimeve në autostradën Beograd-Sarajevë.

Megjithatë, këto po mbeten ende informacione të pa konfirmuara.

Një marrëveshje tregëtare për hartimin e planit të detajuar për ndërtimin e seksioneve të autostradës Beograd-Sarajevë midis Qeverisë së Serbisë dhe kompanisë turke Tashjapi u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar.

Ndërtimi i autostradës Beograd-Sarajevë ia mundëson Serbisë që të lidhet me Korridorin Evropian 5, që lidh Hungarinë, Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën me korridoret 10 dhe 11 brenda Serbisë.

(Kosova Sot Online)