Kumnova pyet Qeverinë në dorëheqje: Çka do të ndodh me rritjen e pensioneve për familjarët e të pagjeturve

  • 16 August 2019 - 13:39
Kumnova pyet Qeverinë në dorëheqje: Çka do të ndodh me rritjen e pensioneve për familjarët e të pagjeturve

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën familjarët e personave të pagjetur kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen aktuale të tyre.

Nysrete Kumnova përmendi çështjen e rritjes së pensioneve për familjet e personave të pagjetur, çështje për të cilën ngriti shqetësimin e saj meqë Qeveria Haradinaj është në dorëheqje, dhe pyeti këshilltarin e Haradinajt se çka ndodhë tani me ketë çështje.

Këshilltari i Haradinajt, Jahja Lluka tha se Qeveria ka kryer punën e vet dhe tash i mbetet Kuvendit të Kosovës t’i miratojë propozimet që janë dërguar.

“Koncept dokumenti është miratuar në qeveri, po e presim përgjigjën e Gjykatës Kushtetuese. Nuk besoj që parlamenti, pavarësisht përbërjes, që nuk do ta aprovojë këtë ligj, por këtë duhet parlamenti ta bëjë. Qeveria ka bërë punën e saj. E kemi obligim moral me kry punën, ne nuk jemi në pushim, jemi në punë deri në ditën kur vjen kryeministri tjetër. Nuk besoj që ka deputet ose njeri në Kosovë që mund të thotë që familjet e të pagjeturve nuk do t’i kenë ato privilegje që i kemi propozuar”, tha Lluka.

(Kosova Sot Online)