LDK: Kush ia preu teshat Shpejtim Bulliqit?

  • 16 August 2019 - 18:00
LDK: Kush ia preu teshat Shpejtim Bulliqit?

Zyrtari i LDK-së Bajram Gecaj sot ka kritikuar ish partiakun e tij, Shpejtim Bulliqi.

Ai ka thënë se qysh në vitin 2016 kisha konkluduar se ishte “mëse e sigurt se e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit” dhe për besë po del të kisha qenë njëfarë Nostradamusi (parashikues i së ardhmes).

Më tutje ai ka thënë se Bulliqi pasi që mori shpërblimin nga “rrobaqepësi” i tij i parë (AAK), Bulliqit del t’i është dashur të ndërroi “rrobaqepës” (LVV) për të marrë shpërblimin e tij të radhës.

Ky është reagimi i plotë:

“Parashutisti Shpejtim Bulliqi!
Në një postim timin të 17 gushtit 2016, në mes tjerash, kisha konkluduar se ishte “mëse e sigurt se e ardhmja do të tregoj se kush ja ka prerë teshat Shpejtim Bulliqit”! Dhe për besë po del të kisha qenë njëfarë Nostradamusi (parashikues i së ardhmes). Pasi që mori shpërblimin nga “rrobaqepësi” i tij i parë (AAK), Bulliqit del t’i është dashur të ndërroi “rrobaqepës” (LVV) për të marrë shpërblimin e tij të radhës. Megjithatë, pos disa piknikëve në bjeshkët e Rugovës, Bulliqi dhe patronët e tij që morën pushtet nuk arritën të ndërrojnë bash asgjë; kufiri mbeti aty ku ishte, ndërsa qytetarët e pafajshëm mbetën pa liberalizim vizash! Është fat në këtë fatkeqësi që ai tanimë nuk është në radhët tona, edhe pse u largua vetëm atëherë kur kishte konkluduar se LDK-në nuk do të mundë ta dëmtonte më!”.

(Kosova Sot Online)