‘Shuplaka’ e rëndë nga ambasadori britanik për ministren e PDK-së

  • 17 August 2019 - 07:51
‘Shuplaka’ e rëndë nga ambasadori britanik për ministren e PDK-së

”Për ata që kanë sy për të parë dhe vesh për të dëgjuar, ambasadori Ruairi O’Connell e trego qartë se çfarë klase idiotësh politik e udhëheq sot Kosovën. Nuk ka gjë më të shëmtuar sesa shtrembërimi i realitetit dhe mashtrimi i qytetarëve me të pavërteta”, tha Zeqa për “Kosova Sot Online”.

Reagimi i ambasadorit në largim të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell pas takimit që zhvilloi ditën e mërkurë me ministren e integrimeve Dhurata Hoxha, duke u ankuar për njoftimin e pa vërtetë që është lëshuar nga ai takim nga ministrja për integrim, është komentuar edhe nga analistët politikë të cilët e kanë lavdëruar ambasadorin O’Connell, i cili nuk ka heshtur, por ja ka përplasur në fytyrë gënjeshtrën të cilën e ka shpikur Ministrja Hoxha, vetëm që opinioni publik të mos dije se cilat ishin shqetësimet e ngritura në atë takim, e që u pa se ishte tema e sundimit të ligjit, lufta e pa mjaftueshme dhe e dështuar kundër krimit dhe korrupsionit.

Image

Analisti politik, Florim Zeqa thotë se ky është vetëm një rast që u zbardh dhe denoncua nga vetë ambasadori, sepse ishte gënjeshtër e madhe, por tani shtrohet pyetja se sa herë kanë gënjyer vendorët për temat e diskutuara me partnerët ndërkombëtar, duke mos qenë transparent dhe duke mos e thënë të vërtetën.

“Prandaj edhe e kanë sjellë vendin deri në këtë gjendje mjerimi e stagnimi pa zhvillim dhe pa perspektivë, me shpresa të rrejshme. Qytetarët duhet të vetëdijesohen akoma më shumë për ti gjykuar e dënuar mashtruesit kurse pushtetarët duhet të marrin mësim e të mos vazhdojnë me gënjeshtra si deri më tani sepse është mbushur kupa edhe të faktori ndërkombëtar”, tha Zeqa.

 

 

“Mbase njëra nga anët më negative të politikanëve kosovar është fshehja e së vërtetës dhe keqinterpretimi i bisedave në takime me ndërkombëtarët. Shtrembërimi i realitetit dhe mashtrimi i qytetarëve me të pavërteta është bërë standard i veprimeve të politikanëve tonë. Nuk ka takim zyrtar apo privat të pushtetarëve kosovarë me zyrtarët ndërkombëtar, ku këta të fundit nuk ua tërheqin vërejtjen për mungesën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ndërsa pushtetarët asnjëherë nuk i bëjnë publike vërejtjet e ndërkombëtarëve, por si gjithnjë dalin para medieve si papagall duke përsëritur të njëjtin refren; "biseduam për progresin e arritur, për kushtet që ka përmbushur Kosova për liberalizimin e vizave", duke anashkaluar kushtin kryesor të papërmbushur për liberalizimin e vizave, që është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mirëpo ndërkombëtarët po vazhdojnë t'ua zbardhin rrenat dhe mashtrimet njerëzve të politikës në krye të institucioneve të Kosovës për gjithçka që flasin e bisedojnë me ndërkombëtarët, siç ishte rasti i ambasadorit në largim i Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell, i cili ka reaguar ashpër përmes një shkrimi në Facebook, duke u ankuar për njoftimin e pa vërtetë që është lëshuar nga ai takim nga Ministrja për integrime Dhurata Hoxha”, tha analisti politik, Florim Zeqa për “Kosova Sot Online”

Sipas analistit Zeqa, ky reagim publik dhe shumë i ashpër I ambasadorit Ruairi O’Connell, duhet të ju jep mend herëve të tjera të gjithë zyrtarëve të shtetit që zhvillojnë takime dhe të mos mashtrojnë e gënjejnë popullin, por le të shërben edhe si një mësim i mirë për qytetarët që të shohin se sa gënjeshtar të mëdhenj janë këta që po na qeverisin, e që nuk duhet të jua besojmë një mandat tjetër qeverisës. “Deklarata e ambasadorit Ruairi O’Connell është një mësim i mirë për qytetarët dhe një leksion i duhur për pushtetarët. Për ata që kanë sy për të parë dhe vesh për të dëgjuar, ambasadori Ruairi O’Connell e trego qartë se çfarë klase idiotësh politik e udhëheq sot Kosovën. Nuk ka gjë më të shëmtuar sesa shtrembërimi i realitetit dhe mashtrimi i qytetarëve me të pavërteta. Mbajtja në iluzione e qytetarëve për këto 11 vite nga klasa e papërgjegjshme politike, përveç me izolim ndërkombëtar, vendit i kushtoi edhe me humbje të pallogaritshme në fushën e zhvillimit ekonomik dhe diplomatik njëkohësisht, e cila rezultoi edhe me tkurrje territori dhe humbje të sovranitetit politik”, tha Zeqa për “Kosova Sot Oline”.

Andaj, sipas Florim Zeqës, mbajtja e mëtutjeshme e kësaj klase politike në pushtet, rrezikon bankrotimin dhe zhbërjen fizike të shtetit të Kosovës dhe kjo është një arsye shtesë pse zgjedhjet janë një mundësi e mirë, por jo e fundit për largimin e kusarëve politikë nga pushteti.

(Kosova Sot Online)