Autoritetet e kuptojnë vonë, shqiptarët arratisen nga burgu

  • 17 August 2019 - 20:25
Autoritetet e kuptojnë vonë, shqiptarët arratisen nga burgu

Dy shqiptarë janë arratisur nga burgu grek i Kasandrës. Mësohet se një prej të arratisurve kishte dalë me leje dhe nuk ishte kthyer më.

Sipas autoriteteve helene, 34-vjeçari që kishte marrë leje ishte i dënuar me 10 vjet burg. Ndërkaq, shqiptari tjetër nuk u paraqit në numërimin e përditshëm.

Ndërkohë, policia greke ka  ndërmarrë një operacion masiv për gjetjen dhe arrestimin e dy shqiptarëve të arratisur.

(Kosova Sot Online)