Tjetër aksident me vdekje, 60- vjeçari humb jetën

  • 18 August 2019 - 18:03
Tjetër aksident me vdekje, 60- vjeçari humb jetën

Një 60-vjeçar ka humbur jetën pasojë e një aksidenti në Vlorë.

Ngjarja u regjistrua pasditen e sotme, rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë” .

“Rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë” automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

60 vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës por ka ndërruar jetë në spital”, njofton policia.

Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(Kosova Sot Online)