Eksperti i sigurisë ‘godet’ politikanët kosovarë: Të shantazhuar dhe të kapur nga shërbimet serbe

  • 18 August 2019 - 19:16
Eksperti i sigurisë ‘godet’ politikanët kosovarë: Të shantazhuar dhe të kapur nga shërbimet serbe

“Rrjeti i strukturave te mshefta serbe ka vepruar lirshëm në Kosovën e pas luftës së fundit dhe ka ndërtuar struktura dhe mekanizma të fuqishëm që të bllokojnë çdo proces që shkon në dobi të Kosovës. Edhe bllokimi i vazhdimit të bisedimeve ose më mirë të themi përpjekja maksimale për këtë bllokim ka pasuar nga boshti proletar Albin-Isa. Këtë bosht e shoh si mekanizëm të krijuar nga strukturat e mshefta serbe për të pamundësuar ndryshimet që ju duhen qytetarëve të Kosovës”, tha Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

Njohësi dhe eksperti i sigurisë, Xhevat Meha, ka reaguar pas deklaratës 5 ambasadave të shteteve mike të Kosovës, sponsorët kryesor edhe të pavarësisë së Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, që po kërkojnë nga Kosova heqjen e menjëhershme të taksës dhe fillimin e dialogut me Serbinë.

Image
Xhevat Meha

Sipas ekspertit, Meha kjo kërkesë është ndër më pozitivet që i vjen Kosovës në një moment të duhur, sepse ishte politika e pa përgjegjshme, madje e shantazhuar në shërbimet sekrete serbe ajo e cila nuk tregoi mençuri që të mbrohet nga këto shërbime dhe shantazhet e tyre, por me taksën e vendosur e bllokoi një proces që është në favor të Kosovës.

Sipas analistit Meha, kërkesa e ndërkombëtareve për prioritet të rifillimit të bisedimeve me Serbinë nuk ka të bëjë me kurrfarë presioni dhe nënshtrimi, sepse bisedimet me Serbinë në rend të parë janë interes i Kosovës dhe i qytetarëve kosovarë. 

“Po të kishin krerët e partive tona politike parësore interesat e qytetarëve të Kosovës do të kërkonin nga ndërkombëtarët që të ndihmojnë Kosovën për te rifilluar bisedimet me Serbinë. Fatkeqësisht këta krerë te partive tona i kane politike parësore interesat personale përpara çdo interesi tjetër. Dhe kjo si tërësi është politike e Beogradit e zbatuar ne Kosove përmes këtyre krerëve politik. Formula se si do te vazhdohet me bisedimet me Serbinë sigurisht ka rëndësinë e vet por gjithsesi përparësi ka vazhdimi i bisedimeve dhe formula me e përshtatshme vjen pas kësaj”, shtoi Meha për “Kosova Sot Online”.

Ai nuk e fshehë fare dyshimin e tij që kjo ndërprerje disa muajsh e dialogut që rrodhi kinse si pasojë e taksës, ka qenë diçka e montuar nga strukturat e fshehta të shërbimeve të inteligjencës serbe që vapojnë në Kosovë, vetëm e vetëm që Kosova të nxirret në defanzivë dhe t’i ngarkohet përgjegjësia.

“Rrjeti i strukturave te mshefta serbe ka vepruar lirshëm në Kosovën e pas luftës së fundit dhe ka ndërtuar struktura dhe mekanizma të fuqishëm që të bllokojnë çdo proces që shkon në dobi të Kosovës. Edhe bllokimi i vazhdimit të bisedimeve ose më mirë të themi përpjekja maksimale për këtë bllokim ka pasuar nga boshti proletar Albin-Isa. Këtë bosht e shoh si mekanizëm të krijuar nga strukturat e mshefta serbe për të pamundësuar ndryshimet që ju duhen qytetarëve të Kosovës”, përfundoi Xhevat Meha për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)